Balli i Kombit - e përjavshme e partisë Balli Kombëtar
   E përjavshme e Partisë "Balli Kombëtar"  Viti VIII i botimit     Çmimi 20 lekë, 2 USD, 3 DM

Hymni i "Ballit Kombëtar"

Erdhi koha shqipëtarë,
Shqipëtar' për Shqipëri
Gjith' së bashku n'Ball Kombtarë,
Tym e flakë për liri.

Thrret gjaku i vllazënvet
Që po shkon rrke,
Zani i dëshmorvet,
Që flasin n'dhe.

Për kët Flamur të bekuem
Gjith shqiptarët pa dallim
Kan' lidh' bes' e jan' betuem
Me i ra t'huejt me tërbim.
Thrret gjaku i vllazënvet...

Kudo flitet gjuh' e t'parvet
Bij shqiponjash neve jem',
Asht "Shqipnija e Shqiptarëvet";
E kërkojm' e do t'a kem',
Thrret gjaku i vllazënvet...

Vlla' me pushk' me shqipen n'ballë
Mbi shkëmbej q'urrejn' robnin
Do t'luftojm' sa t'jemi gjallë
T'huej n'tok' t'vet shqiptar't nuk rrin'
Thrret gjaku i vllazenvet...

Flamurit

N'nji shesh ngjyr' gjaku nen rreze t'diellit
Zbriti Shqiponja pushoi mbi tise;
Nji flak e kuqe n'hapsin' të qiellit
Dha drit' e zjarrin hapi n'kto vise.

Përhidhu Flamur
Mbi Kshtjelle t'ueja,
Çerdhen e t'parvet
Shqipeve rueja.

N'fushat gjelbrore, n'malet shkambore
Nji zemer rrahi, nji gjuh'u-ndi
Kaluene shekuj kapun për dore
N'gjak i pagzuene shqiptar't e ri.
Përhidhu Flamur....

Iliri i hovshëm t'pat Pris n'fitime
Palla e Kruetanit me Ty ç'vringlloi,
Nen Ty u endën trimni t'pandime,
T'falemi o Flamur, shenj për Heroj.
Përhidhu Flamur.....

Rroft'Shqipnija

Rroft' Shqipnija dhe Lirija,
Rroft e qoft' pop'lli shqiptar,
Rroft'Kosova rroft' Çamrija,
Rroft' e qoft' Balli Kombtar.

T'drejtat t'ona nuk i lshojm'
Nuk i lshojm' me gjak i mprojm';
Kshtu na ka m'sue Skenderbegu,
Kshtu na ka m'sue Lepenica, Azis Çami,
Kshtu na ka m'sue Safet Butka,
Skender Muço, Miter Fallo,
Kshtu na ka m'sue Ndre Zadeja,
Lumo Skendo.- ati i jon'-.

Amanetin do t'u a mbajm'
Mbi gjurm' t'tyne do t'marshojm'
Me gjak token do t'a lajm'
Prap lirin do t'a fitojm'.